Gazeta Si – Dy amerikanë u arrestuan në Kansas, SHBA, të akuzuar për eksportimin e paligjshëm të teknologjisë së aviacionit në Rusi dhe ofrimin e shërbimeve të riparimit të pajisjeve.
Cyril Gregory Buyanovsky dhe Douglas Robertson akuzohen për konspiracion, eksport të mallrave të kontrolluara pa licencë, falsifikim dhe mosdorëzimi i informacionit elektronik të eksportit dhe kontrabandë mallrash në kundërshtim me ligjin amerikan.
Departamenti i Drejtësisë thotë se Buyanovsky dhe Robertson zotëronin dhe operonin “KanRus Trading Co.”, e cila dyshohet se furnizonte pajisje elektronike të avionëve për kompanitë ruse, si dhe shërbime riparimi për pajisjet e përdorura në avionët e prodhimit rus.
Aktakuza pretendon se që nga viti 2020, të dy kanë komplotuar për t’iu shmangur ligjeve të eksporteve të SHBA-së duke fshehur dhe keq raportuar përdoruesit e vërtetë përfundimtarë dhe destinacionet e eksporteve të tyre dhe duke transportuar pajisje përmes vendeve të treta.
Nëse shpallen fajtorë, Buyanovsky dhe Robertson përballen me 35 vjet burg. FBI dhe Zyra e Zbatimit të Eksportit të Departamentit të Tregtisë po hetojnë rastin.
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Zyra e Zbatimit të Eksportit të Departamentit të Tregtisë po hetojnë çështjen.
Mattheë S. Axelrod, Ndihmës Sekretar për Zbatimin e Eksportit në Zyrën e Industrisë dhe Sigurisë së Departamentit të Tregtisë, tha të enjten se shtetet si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po përpiqen të “përfitojnë nga përparimet e shpejta në teknologji”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje