Gazeta Si – Hyrja e Finlandës në NATO, e ndarë nga ajo e Suedisë, tashmë varet vetëm nga ratifikimi parlamentar i Turqisë dhe Hungarisë.
Në fakt, Parlamenti i Helsinkit miratoi me 174 vota pro dhe vetëm 7 kundër ligjin që i hap rrugën demokracisë nordike për t’iu bashkuar Paktit Atlantik.
Është një hap vendimtar, i cili merr parasysh situatën e krijuar nga oferta në rritje e Ankarasë, e cila kërkon lëshime të tjera përveç atyre të bëra tashmë nga qeveria suedeze në drejtim të luftës kundër terrorizmit kurd, në veçanti ekstradimin e disa eksponentëve të PKK aktualisht në mërgim në Suedi.
Me nxitjen finlandeze, Helsinki dhe Stokholmi bashkërisht dorëzuan kërkesën e tyre për t’u bashkuar me Aleancën vitin e kaluar, duke e konsideruar neutralitetin e tyre tradicional të paqëndrueshëm përballë pushtimit rus të Ukrainës.
Finlanda, mbi të gjitha, ndan mbi 1300 kilometra kufi me Rusinë. Të gjitha parlamentet e vendeve të NATO-s e kanë miratuar tashmë kërkesën, me përjashtim të vetëm atij turk dhe magjar.
Qëndrimi i presidentit turk Erdogan, i cili ka thënë hapur se dëshiron t’i trajtojë të dy dosjet veç e veç, ka bindur klasën politike finlandeze të lëvizë në mënyrë të pavarur pavarësisht nga situata.
Nga ana tjetër, më pak problematike duket vonesa në Hungari, ku Parlamenti filloi të mërkurën diskutimin për ratifikimin, i cili mund të mbërrijë në fund të muajit.
Kryeministri hungarez Orbán tha se ishte në favor të bashkimit të të dy vendeve, por paralajmëroi se disa anëtarë të partisë së tij, Fidesz, mund ta kundërshtojnë atë.
Orbán, i cili vazhdon të varet nga Moska për furnizimet e tij me energji, është ankuar gjithashtu për kritikat e forta të ngritura në të kaluarën nga Suedia dhe Finlanda brenda BE-së, për mosrespektimin e të drejtave të njeriut.
Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kishte besim se procesi i ratifikimit për hyrjen e dy vendeve skandinave në Aleancë mund të përmbyllet, qoftë edhe veçmas, përpara samitit Atlantik të mesit të korrikut në Vilnius, Lituani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje