Nga sot vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që njihte Sali Berishën si palë legjitime në PD nuk ekziston më. Apeli ka rrëzuar vendimin e tij duke e rikthyer debatin për vulën e PD në gjykatën e Shkallës së Parë. Apeli pranoi një nga kërkesat e përfaqësuesve ligjor të grupit “Alibeaj” të cilët me herët kishin kërkuar ose rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit ose kthimin për rigjykim në gjykatën e Shkallës së Parë.

“Vendimi i sotëm, i marrë në mënyrë të hapur me presion të Ramës. Ishte dhe sot në sallë presioni mbi gjykatën. Është një vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet. Ka thyer çdo rregull që deri më sot ka vendosur legjislatori duke pranuar ankimin e një pale që nuk përbën as minorancë në PD-në. Por i ka shërbyer vetëm një qëllimi, përpjekjes së Edi Ramës për të mos pasur një opozitë të vërtetë. Për më shumë se një vit, ka treguar vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Edi Ramën. Sot, gjykata zhbëri 11 dhjetorin, atë Kuvend të jashtëzakonshëm, të gjithë përpjekjen që anëtarët me votë kanë demonstruar se kush është vullneti i demokratëve. Vendim që shënon një ditë të zezë për politikën shqiptare, ka vendosur një precedent, me vendim gjykate u vra demokracia”, tha Oerd Bylykbashi pas vendimit.
Si do regjistrohet në zgjedhje zoti Berisha?
“Çdo hap tjetër do merret nga instancat kolegjiale të PD-së, jo nga ato që ka vendosur kryeministri Rama. Do të marrin vendime organet e PD-së dhe sigurisht populli opozitar ishte sot në shesh”, u përgjigj ai.

Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i Alibeajt tha se do të jetë ky i fundit që do të regjistrohet në KQZ si palë nga PD
“Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në gjykatën e shkallës së parë Tiranë me një tjetër trup gjykues, Do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj. Të hënën do regjistrohemi në KQZ”, deklaroi ai
Edhe Rezart Kthupi, u shpreh se me vendimin e sotëm është zhbërë vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri në favor të grupimit të Sali Berishës. “Vendimi Zhukri nuk ekziston më. Sot vendimi Zhukri u zhbë. Nuk mund të paraqesim dorëheqjen e zotit Basha”, deklaroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje