Gjykata e Apelit, e përbërë nga trupi gjykues me relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja vendosi me unanimitet vendimin sa më poshtë të publikuar nga vetë gjykata. Sipas vendimit, pala që do të njihet si PD në zgjedhje do të jetë ajo e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.
Berisha nuk njihet më në gjykatë si palë legjitimuese e PD. Ajo që është interesantë është fakti se në gjkykatë si kryetar i PD njihet ende Basha i cili është dorëhequr prej më shumë se një viti
Apeli vendosi:
1) Mospranimin e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.
2) Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.
3) Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje