Bota

Bidenit i hiqet një tumor në lëkurë. Shtëpia e Bardhë: Është mirë, s’ka nevojë për kura

Gazeta Si – Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O’Connor njoftoi se presidentit amerikan Joe Biden iu hoqën indet e lëkurës nga gjoksi i tij më 16 shkurt, si pjesë e kontrolleve të tij vjetore.

Biopsia zbuloi se ishte një karcinomë e qelizave bazale. “I gjithë indi kanceroz është hequr me sukses. Nuk kërkohet trajtim i mëtejshëm”, – shpjegoi O’Connor, duke vënë në dukje se karcinoma e qelizave bazale nuk tenton të zgjerohet ose të japë metastaza si llojet e tjera, më të rrezikshme të kancerit të lëkurës.

Presidenti 80-vjeçar iu nënshtrua një kontrolli në shkurt dhe Shtëpia e Bardhë tha se ai ishte i shëndetshëm dhe “i aftë për detyrën”.

Operacioni u krye në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed”. Mjeku siguroi se zona është “shëruar mirë” që kur është bërë biopsia.

Çfarë është karcinoma e qelizave bazale? Bidenit iu hoq karcinoma e qelizave bazale, e cila normalisht nuk përhapet ose metastazon dhe është një nga format më të zakonshme të kancerit të lëkurës në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Është në rritje të ngadaltë, i trajtueshëm dhe shkakton dëme minimale nëse trajtohet herët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë