Gazeta Si – Sipas dokumenteve dhe videove të publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe të analizuara ditët e fundit nga ekspertë ushtarakë japonezë, javën e kaluar ka ndodhur goditja testuese e një rakete “Kalibr” në Detin e Japonisë nga nëndetësja ruse, “Petropavlovsk-Kamchatsky”.
Raketa në fjalë, sipas lajmeve nga Moska, e të njëjtit lloj me ato të përdorura në pushtimin e Ukrainës, do të kishte goditur me sukses një objektiv të instaluar në Khabarovsk, në Lindjen e Largët Ruse, mbi një mijë kilometra larg dhe rreth 600 kilometra nga bregdetit japonez.
Operacioni, i cili testoi aftësinë sulmuese të një rakete, rrezja e së cilës është potencialisht e aftë të arrijë edhe brigjet japoneze, kontribuon në rritjen e nivelit të paqëndrueshmërisë dhe tensionit në të gjithë zonën Indo-Paqësorit.
Ndërkohë, sipas raportit të fundit të inteligjencës britanike, ushtria ruse po i kompenson humbjet e mëdha të mjeteve të blinduara me vendosjen e tankeve T-62 60-vjeçare.
“Ekziston një mundësi realiste që njësitë e Divizionit të Parë të Tankeve të Gardës (1 GTA) gjithashtu të ripajisen me T-62 për të kompensuar humbjet e mëparshme”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.
“Në ditët e fundit, janë identifikuar për herë të parë edhe transportuesit rusë të personelit të blinduar BTR-50, të vendosura për herë të parë në vitin 1954. Që nga vera e kaluar, rreth 800 T-62 janë marrë nga depot dhe disa janë pajisur me sisteme të përditësuara shikimi që me shumë gjasa do të përmirësojnë efektivitetin e tyre gjatë natës. Megjithatë, – përfundon ai, – të dyja këto lloj automjetesh do të paraqesin dobësi në fushën e betejës, duke përfshirë mungesën e armaturës reaktive shpërthyese moderne”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje