Bota

Shefi i ‘Wagner’ sulmon Kremlinin: Pa municione, pozicioni rus në Bakhmut është në rrezik

Gazeta Si – Bosi i grupit rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka paralajmëruar se pozicioni i Rusisë rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut, do të rrezikohet nëse trupat e tij nuk marrin municionin e premtuar më parë nga Rusia.

Ky është një tjetër tregues i tensionit mes qeverisë ruse dhe kreut të forcës private mercenare.

Prigozhin kritikon rregullisht shefat dhe gjeneralët rusë të mbrojtjes. “Po mundohemi të zbulojmë se cila është arsyeja: burokracia standarde apo tradhtia”, tha ai në kanalin e tij Telegram për mungesën e municioneve.

Nuk dihet nëse këto janë konsiderata të nxitura nga shefi i milicisë mercenare, i cili tre ditë më parë sfidoi publikisht Volodymyr Zelensky-n që të tërhiqte menjëherë trupat e tij për t’i parandaluar ata të mbesin “të bllokuar” nga përparimi i pashmangshëm i njerëzve të tij.

Polemika e tij me shtabin e përgjithshëm të Putinit, është tashmë e njohur: muajin e kaluar ai madje akuzoi ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për “tradhti” për mungesën e mbështetjes së tij për “Wagner”.

Tani, në një video katërminutëshe të transmetuar në kanalin Telegram të “Wagner Orchestra”, ai përsërit se trupat e tij kanë frikë se do të veçohen si shkaktatë të mundshëm për humbjen e Rusisë në luftë.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas dhe analistët raportojnë gjithashtu se drejtuesit e Brigadës 155 të Rusisë, që luftojnë pranë qytetit Voehledar në jug të Bakhmut, po i rezistojnë urdhrave për të sulmuar, pasi pësuan viktima të rënda në përpjekjet e tyre për të pushtuar qytetin.

Agjencia e lajmeve “Reuters” nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet e ngjarjeve në fushën e betejës.

Trupat ruse, duke përfshirë mercenarët e “Wagner”, janë përpjekur të marrin Bakhmut për muaj të tërë. Kjo çoi në një betejë të përgjakshme me shumë viktima nga të dyja palët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë