Politike

Rama: Asnjë parti nuk rrezikon të mos futet në zgjedhje, do futen si Çeço

Kryeministri Edi Rama tha të hënën se asnjë parti politike nuk rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, referuar Partisë Demokratike.

Rama tha se të gjitha partitë politike “do të futen në zgjedhje si Çeço”.

“Mua nuk më rezulton që do ketë ndonjë parti që nuk do të hyjë në zgjedhje, me rezulton e kundërta, të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si Çeço, sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo për tjetrin, por për qytetarët”, tha Rama.

Ai u pyet gjithashtu edhe për gjyqin lidhur me vulën e PD-së

“Ju e dini mirë që nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë për problemet e politikës së brendshme”, deklaroi ai.

Reagimi i kreut të qeverisë erdhi gjatë konferencës së përbashkët që Rama zhvilloi me homologen e tij daneze Mette Frederiksen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë