Gazeta Si – Senati francez miratoi, pak pas mesnatës të së mërkurës, nenin kyç të projektligjit të reformës së pensioneve, i cili rrit moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.
“OK” për nenin 7, u bë me 201 vota pro dhe 115 kundër (nga 345 votues), pas një beteje të ashpër me të majtën.
Miratimi erdhi pas një dite të re mobilizimi dhe grevash në Francë kundër reformës së pensioneve, në një klimë presioni në rritje ndaj presidentit Emmanuel Macron, me të cilin sindikatat kërkuan një “takim urgjent”, por pa rezultat.
“Jam e kënaqur që diskutimet e kanë bërë të mundur këtë votim”, shkroi kryeministrja, Elisabeth Borne në Twitter.
Në heshtje që nga fillimi i shqyrtimit të dokumentit, të enjten e kaluar, shumica e Senatit ka përdorur prej mbrëmjes së djeshme artilerinë e rëndë të rregullores për të përshpejtuar debatet përballë “obstruksionizmit” të së majtës.
Kjo e fundit ishte indinjuar nga “puçin me forcë”. “Po prishni debatin”, “e ashtuquajtura urtësi e Senatit, ka pësuar një goditje”, kritikoi liderja e senatorëve komunistë, Eliane Assassi.
Sipas planit të qeverisë, mosha ligjore e pensionit do të rritet gradualisht nga 62 në 64 vjeç, me një normë prej 3 muajsh në vit, nga 1 shtatori 2023 deri në vitin 2030.
Për më tepër, për të marrë një pension “të plotë” (pa zbritje) , periudha e nevojshme e kontributit do të rritet nga 42 vjet (168 tremujorë), në 43 vjet (172 tremujorë) deri në vitin 2027, me një normë prej një tremujori në vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje