Politike

Përçarje te grupimi ‘Alibeaj’? Kreu i PD në Elbasan: Jemi pro Luçiano Boçit

Nga Gazeta Si – Në kohën kur Enkelejd Alibeaj si kryetar i autorizuar ka nisur të bëjë negociata me pjesën tjetër të PD-së për t’i kthyer kandidatët e primareve të Berishës, si emrat unik të opozitës, brenda këtij grupimi po dalin krisjet e para. Është pikërisht kreu i PD-së së degës së Elbasanit, Eugen Isaj, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje që të mbështetet Luçiano Boçi si kandidat për kryetar të bashkisë së këtij qyteti.

“Që ndryshimi të jetë i mundur, opozita, Partia Demokratike, e ka të domosdoshme të prezantohet me një kandidat unik e fitues.  Nga selia e Partisë Demokratike, nga një pjesë e Partisë Demokratike, është propozuar si kandidat kolegu Luciano Boçi. Në emër të Partisë Demokratike dega Elbasan, dua të shpreh vullnetin tonë të plotë, që zoti Boçi të jetë kandidat unik i të gjithë demokratëve”, shkruan Isaj.

Më tej ai thekson se  Boçi ka dalë kandidat nga selia e PD Elbasan dhe ka përgjegjësinë të jetë kandidat i PD Elbasan. “Prandaj thirrja ime sot është të lëmë mënjanë konfliktin e shkaktuar në qendër dhe që është shtrirë deri në bazë, dhe të jemi të gjithë bashkë me një kandidat, kandidat i Partisë Demokratike të Shqipërisë”, thekson Isaj.

Luçiano Boçi theu herësin në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke u zgjedhur si deputet i qarkut të Elbasanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë