Ka ndodhur

Shpërthim me granatë në oborrin e banesës në Bulgarec të Korçës

Gazeta Si – Një granatë dore është hedhur në oborrin e një banese në fshatin Bulgarec të Korçës.

Policia njoftoi se bëhet fjalë për një shtëpi të pabanuar, pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë.

Një grup hetimor po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë