Lajme

PD: E gjithë vëmendja për motrat dhe kunatat e qeverisë

Deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku, në një dalje për mediat nga selia blu ka deklaruar se është modeli i motrave dhe kunatave të ministrave në administratë që detyron shumicën e rinisë të mendojë largimin nga vendi. Pra, e gjithë vëmendja qeverisë është për ministrat dhe familjet e tyre.

“Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli i nepotizmit të qeverisë dhe i dorëzimit të shtetit në duart e motrave dhe kunatave të partisë. 310 milionë euro është buxheti vjetor i Fondit ku punon motra e Arben Ahmetajt, e emëruar zëvendësdrejtore e përgjithshme pak ditë më parë, kunata e Ogerta Manastirliut, kunata e Taulant Ballës, kunata e Engjëll Agaçit, kunata e Fatmir Xhafës. Me pak fjalë, e gjithë vëmendja është për kunatat!

Nga një anë, është Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu që, si anëtarë të Këshillit Drejtues vendosin për Fondin e Sigurimit Shëndetësor, nga ana tjetër janë motrat dhe kunatat e tyre që firmosin për dërgimin e parave në llogaritë e klientëve të qeverisë”, është shprehur ndër të tjera Ulqinaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë