Kur mbeten edhe pak ditë për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, Sali Berisha po bën negociata intensive për të gjetur mënyrën se si te fusë kandidatët e tij për kryetar bashkie si dhe emrat për këshilltarë bashkiake.
Betejën me regjistrimin si sigël ai e ka humbur ndaj dhe negociatat janë fokusuar me partitë e tjera për të dalë me koalicion, porse deri tani pa sukses.
Në bazë të Kodit voliten më shumë se dy parti parlamentare, ndërsa i ka skaduar edhe afati për firma për kandidatë të pavarur, që disa prej tyre kishin mbi dy dite që e kishin filluar.
Deri me tani Fatmir Mediu dhe Agron Duka kane refuzuar koalicionin. Dule ka pranuar në parim por e pamjaftueshme.
Shpëtimi sa duket do të jetë sërish Ilir Meta, i cili një ditë më parë la të kuptohet qartë se do të dalë në zgjedhje i vetëm, ashtu siç në fakt kanë rënë dakord edhe në marrëveshjen e tyre paraelektorale.
E gjithë skema mund të ndryshojë sa kohë që Berishës i janë mbyllur opsionet për mënyrën se si duhet të regjistrojë kandidatët se vetë as mundet ligjërisht.
Ilir Meta në takimin e fundit me Berishën të zhvilluar të premten në mesdite tha se çdo kandidat i primareve do të jetë edhe i PL-së. Por dha një përgjigje për interpretim se “këshillat bashkiake do të jenë të opozitës”.
Në anën tjetër edhe Sali Berisha i pyetur për koalicion me Metën i la kartat e hapura, duke mos dhënë përgjigje konkrete.
“Diskutimi ishte bashkërendim i gjithë forcave për fitoren e 14 majit. Të gjitha janë në diskutim. Ishte diskutim i zgjeruar, për fitoren, ne, shqiptarët presin fitoren nga opozita dhe ne jemi të sigurtë.
Mos harro një gjë, Edi Rama e di që është mundur dy herë nga Sali Berisha, është mundur dhe kjo e treta e pret shumë shpejt”, tha Berisha i pyetur për koalicion me Metën.
Të vetmin qëndrim të prerë Berisha e dha kur u pyet nëse do të bashkëpunojë me Enkelejd Alibeajn në zgjedhje për të nxjerrë kandidatët në siglën e PD-së.
“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë.
Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë.
Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre.
Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje