Bota

Mbi 1.000 emigrantë në rrezik në brigjet italiane, operacione shpëtimi për tre varka

Gazeta Si – Ende emigrantë në rrezik në Mesdhe, pas tragjedisë në Cutro javën e shkuar. Roja Bregdetare po ndërhyn për të shpëtuar rreth 1300 persona në varka që po përpiqen të arrijnë në Itali.

Tre anije patrullimi po operojnë rreth 70 milje në jug të Krotones për të shpëtuar një varkë me rreth 500 emigrantë në bord.

Njësi të tjera të rojeve bregdetare po ofrojnë ndihmë për dy varka të tjera me gjithsej rreth 800 emigrantë në bord, të cilat janë, megjithatë, rreth 100 milje nga Roccella Ionica.

Operacionet e shpëtimit janë veçanërisht të ndërlikuara për shkak të numrit të madh të njerëzve në bordin e varkave në lëvizje. Është kërkuar mbështetje edhe nga Marina Detare.

Mbi 480 emigrantë u shpëtuan nga anija Diciotti, ndërsa ajo ishte rrugës për në Lampeduza.

Anija e rojes bregdetare mbërriti më vonë në ishull, ku mori në bord 188 persona që ndodheshin në strukturën në distriktin Imbriacola, ku ka 2700 refugjatë nga 400 vendet e disponueshme zyrtarisht.

“Alarm Phone”, shërbimi telefonik që merr kërkesat për shpëtim në det, kishte lëshuar alarmin duke thënë se ishte “në kontakt me rreth 500 persona në një varkë që u largua nga Libia”.

Pas raportimit, një anije patrullimi e rojes bregdetare, CP235, u nis nga Pozzallo për një operacion shpëtimi në det. Prefekturat e Raguzës, Sirakuzës, Katanias dhe Mesinës aktivizuan alarmin paraprakisht për pritjen.

Organizata “Sea Ëatch”, komenton situatën emergjente në një postim në Tëitter, ku shkruan se në dy ditët e fundit avioni Sea Bird “pa 36 varka në vështirësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë