Deputeti dhe kryetari i LZHK Dashamir Shehi nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për Tiranën kur pyetet nëse do ta ndërmerrte një lëvizje të tillë, pas daljes në koalicion parazgjedhor me Astrit Patozin e Bindjes Demokratike.
“Deri tani se kemi vendosur, jam popull si personazh, jam votuar nga populli në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë këtë e di, gjithmonë kam marrë vota dhe prapë do marr, gjithsesi ne po bëjmë disa sondazhe, po shohim deri ku shkon kjo ide, e mira e kësaj pune do ishte që kandidati të ishte një, ndoshta edhe dikush më i ri se se sa unë. Kur flasim për kryetar të bashkisë së Tiranës flasim për një politikanë të një rangu tjetër. Ndërsa projeksioni im ka qenë gjithmonë projeksion politikë” tha Shehi për “Report Tv”.
Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozi do të jenë bashkë në një aleancë para zgjedhore në garën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fokusi do të jetë tek Këshillat Bashkiakë.
Vetë Shehi më herët paralajmëroi se se nëse opozita do të dalë me më shumë se 1 kandidat, edhe ai me Patozin do të nxjerrin një kandidat të tyrin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje