Bota

Protesta masive në Izrael, pse dhe kush proteston kundër ‘reformës në drejtësi’ të Netanjahut

Gazeta Si – Planet e qeverisë izraelite, për të reformuar sistemin gjyqësor në vend, kanë shkaktuar protestat më të mëdha, të mbajtura ndonjëherë në sheshet e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera.

Rreth 300 mijë njerëz dolën të shtunën në mbrëmje, për të protestuar kundër ndryshimeve në sistemin e drejtësisë, të cilat kryeministri Benjamin Netanjahu i quan shumë të nevojshme.

Sipas tij, reformat janë krijuar për të ndaluar gjykatat, të tejkalojnë kompetencat e tyre dhe se ato u votuan nga qytetarët izraelitë në zgjedhjet e fundit.

Nga ana tjetër opozita dhe protestuesit i kanë kundërshtuar këto ndryshime, duke i quajtur ‘minë’ për demokracinë dhe revolucion për ta bërë Izraelin, të shkojë drejt diktaturës së plotë.

Reformat synojnë t’i japin qeverisë së zgjedhur një ndikim vendimtar mbi zgjedhjen e gjyqtarëve dhe të kufizojnë aftësinë e Gjykatës së Lartë, për të vendosur kundër ekzekutivit, ose për të rrëzuar legjislativin.

Nga tani deri në fund të muajit, mazhoranca përshpejton miratimin e pjesëve kryesore të projektligjit përpara festave hebraike, por kompromiset e shpallura nga Presidenti Isaac Herzog tani për tani janë larg.

Kryeministri, në gjyq për korrupsion, është i frustruar mes presionit të ministrit të tij të Drejtësisë – arkitekti i projektit për t’i nënshtruar Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve në kontroll politik – dhe revoltës që kërcënon mandatin e ushtrisë (me rezervistët që refuzojnë për t’u paraqitur në trajnim) dhe atë të ekonomisë: Moody’s, agjencia e vlerësimit, ndjek linjën e shprehur tashmë nga bankierët izraelitë dhe paralajmëron se ndryshimet në sistem rrezikojnë të largojnë investitorët.

Izraeli nuk ka një kushtetutë, gjatë viteve janë miratuar nga parlamenti trembëdhjetë “ligje bazë” të cilat janë të frymëzuara nga treguesit e Deklaratës së Pavarësisë.

Ato fokusohen mbi të gjitha në marrëdhëniet midis pushteteve të shtetit, në mbrojtjen e të drejtat civile dhe pakicat.

Gjykata e Lartë ka kompetencën të bllokojë dhe t’i referojë Knesset-it një dispozitë që bie ndesh me këto ligje ose në bazë të “klauzolës së arsyeshme” të aplikuar për vendimet administrative: gjyqtarët e zbatuan atë një muaj më parë në çështjen e Aryeh Deri, partia e liderit Shas, i emëruar ministër nga Netanjahu, pavarësisht se kishte negociuar një dënim për evazion fiskal në këmbim të një premtimi për t’u tërhequr nga jeta publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë