Politike

Bardhi-Celibashit: Merr vendim, po pengon qëllimisht regjistrimin e PD

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashit dhe konkretisht faktit se nga ky i fundit janë tejkaluara afatet për të marrë një vendim për regjistrimin ose jo të PD-së në zgjedhje, një fakt ky i evidentuar edhe nga KAS.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!”, shkruan Bardhi në Twitter.

Ndërkohë përfaqësues i PD-së zyrtare, Indrit Sefa ka lajmëruar një deklarate për mediat në KQZ mbasdite, pikërisht në kohën kur Celibashi do të fillojë shqyrtimin për regjistrimin e LZHK-së në zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë