Politike

Celibashi: Të martën vendos për Alibeajn

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka njoftuar mbledhjen ditën e martë për regjistrimin ose jo të siglës së PD drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.   

“Mbledhja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për shqyrtimin  e kërkesës së PD—së Enkelejd Alibeaj për tu regjistruar si subjekt zgjedhor, do të zhvillohet ditën e martë  në orën 16:00”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Thirrja e mbledhjes nga ana e tij vjen pas kërkesës së vazhdueshme të PD-së zyrtare për të pasur një vendim konkret në varësi të së cilës ata do të vendosin nëse do ta cojnë në KAS apo jo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë