Kina do të rihapë kufijtë për turistët dhe do të aktivizojë sistemin e lëshimit të vizave nga dita e mërkurë, pas një ndalese trevjeçare, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Kina është një prej vendeve të fundit në botë që hap kufijtë për turistët. Njoftimi i së martës ka ardhur pasi është shpallur “fitorja vendimtare” ndaj pandemisë së koronavirusit.
Prej ditës së mërkurë, do të hapen aplikimet për të gjitha llojet e vizave. Ndërkohë, për shtetasit e Hong Kongut do të vlejë një regjim i posaçëm i lëvizjes pa viza në disa rajone kineze. Kina e ka zbatuar deri vonë një strategji të ashpër të “zero-rasteve me koronavirus”, çka nënkupton izolime dhe testime ditore për koronavirus, me qëllim të parandalimit të përhapjes së tij.
Kjo strategji është pezulluar në dhjetor të vitit të kaluar, pas pakënaqësive në rritje të qytetarëve, të cilët kanë përmendur ekonominë si arsye për ndryshim të politikave. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje