Ilir Meta ka qenë i pari që ka dhënë një koment të shkurtër për vendimin e KQZ-së për mos regjistrimin e Partisë Demokratike.
“Nuk kam asnjë koment, sepse isha në një takim dhe po prisja të lidhemi bashkë. Nuk kam asnjë interes për këtë çështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këte sistem monist. Janë katër vite të humbura”, tha Meta.
Më tej kreu i Partisë së Lirisë, Meta ka bërë të ditur se me PD-në, duke nënkuptuar Sali Berishën një marrëveshje të nënshkruar prej kohësh dhe se çështja e regjistrimit të kandidatëve është teknike.
“Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh. Çështja e regjistrimit të kandidatëve është një cështje teknike. Opozita shkon e sigurt dhe e bashkuar drejt një fitore historike. Komentet për Bashën janë bërë me kohë. Nuk dua të hyj në cështjen e Partisë Demokratike sepse e ka zgjidhur populli në 6 mars, e kanë zgjidhur dhe anëtarët e Partisë Demokratike por e zgjidhi dhe gjykata. Jemi drejt triumfit të opozitës kundër një regjimi monist”, tha Meta për ABC TV.
Kandidatët e Berishës, Meta i ka cilësuar jo të grupit të Rithemelimit, por të opozitës së bashkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje