Pas vendimit të KQZ-së për të mos regjistruar PD-në në zgjedhje, përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka bërë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.
Teksa dorëzoi ankimimin, Sefa vendimin e Celibashit e konsideroi vendimmarrje politike dhe të pabazuar në ligj.
“PD s’ka kohë për të humbur, ishte vendimmarrje politike nga komisioneri. Ne kërkojmë shqyrtimin nga KAS, të ankesës tonë, i cili të marrë në konsideratë kërkesat e PD dhe të shfuqizojë këtë vendim, tërësisht të pabazuar në ligj”, tha ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.
Deklarata nga ana e Partisë Demokratike është e firmosur nga Enkelejd Alibeaj, si person i autorizuar nga Basha, tre ditë përpara dorëheqjes së tij në mars të vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje