Politike

Njëri për t’u regjistruar në zgjedhje, tjetri për t’u legjitimuar, KAS bashkon ankesat: Të enjten marrim vendim për Alibeajn dhe Berishën

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS njoftoi të mërkurën pas mesdite kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimorev të Enkelejd Alibeajt per të regjistruar PD në zgjedhje, ditën e enjte.

Ndërkohë, KAS vendosi më vonë bashkimin për shqyrtim të dy kërkesave ankimore si të Alibeajt ashtu edhe të Berishës në seancën publike të së enjtes. Dy kërkesa në fakt të ndryshme edhe pse thelbi duket i njëjtë. Pak ditë më parë KAS i shqyrtoi veças kërkesat me dy relatorë të ndryshëm. Nuk dihet se pse kesaj here eshte argumentuar ndryshe

Mëngjesin e te merkures u hodh shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e grupit Alibeaj në KAS.

Rezultatet e shortit përcaktuan relator të kërkesës ankimore të depozituar nga PD, anëtarin e KAS, Koli Bele.

Pas vendimit të KQZ për mos regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa njoftoi depozitimin e ankimit në KAS.

Sefa e konsideroi vendimin e Celibashit vendimmarrje politike dhe të pabazuar në ligj.

“PDSH ankimon në KAS vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili vendosi politikisht të mos regjistrojë në shkelje të ligjit Partinë Demokratike të Shqipërisë, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet vendoret të 14 majit”, thuhet në njoftim.

Ankimimi kërkon shfuqizimin e vendimit nr.172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisë vendore të datës 14.05.2023”.

Po ashtu, kërkohet regjistrimi si subjekt zgjedhor i “Partisë Demokratike të Shqipërisë sipas kërkesës nr. 27, datë 05.03.2023 dhe dokumentacionit shoqërues të saj, dhe të protokolluar në KQZ në datën 06.03.2023 me Nr.1337 Prot të paraqitur në emër të Partisë Demokratike nga përfaqësuesi Indrit Sefa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë