Parisi ka kaluar natën e dytë të protestave të dhunshme kundër reformës së pensioneve të Presidentit Emmanuel Macron.
Protestuesit u përplasën me policinë në protestat e dhunshme që nisën mbrëmjen e së enjtes(16 mars). Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe makinat e ujit për të shpërndarë qytetarët.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, ka thënë se të paktën 310 persona janë arrestuar gjatë natës, shumica e tyre në Paris.




Emanuel Macron ka në plan të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç. Ndryshimi i propozuar kërkon që punonjësit të paguajnë më shumë në sistem, ndërsa u mohon një pension të plotë atyre që dalin në pension në moshën 64 vjeçare, pa punuar për 43 vjet.
Plani është promovuar si qendror për vizionin e Macron për ta bërë ekonominë franceze më konkurruese, por sindikatat e kanë kundërshtuar dhe e kanë quajtur shtyrjen e moshës për pensionim si “mohim i demokracisë”.
“Si mund të detyrojnë një person që bën edhe turn nate të punojë për dy vite të tjera. Është e turpshme,” u shpreh një qytetare.
“Kam dalë në pension prej një viti e gjysmë. Por dy vitet e fundit në punën time si mami në spital, më janë dukur shumë të vështira e të lodhshme,” shprehet një tjetër.
Greva në Francë paralizoi transportin publik dhe solli ndërprerje në grumbullimin e plehrave, kurse protestuesit janë përplasur me policinë në disa qytete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje