Nga Gazeta Si- Një tërmet i fortë tronditi Ekuadorin jugor dhe Perunë veriore, duke vrarë të paktën 15 njerëz dhe duke bllokuar të tjerë nën rrënoja. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi një tërmet me magnitudë rreth 6.8 ballë në rajonin bregdetar Guayas të vendit.
Presidenti ekuadorian, Guillermo Lasso, thotë se tërmeti kishte “gjeneruar alarm në popullatë” dhe ai kërkoi që njerëzit të ruanin qetësinë. 12 persona humbën jetën në shtetin bregdetar të El Oro dhe dy në shtetin malor të Azuay. Autoritetet raportuan se të paktën 126 persona u plagosën. Ekuadori është i prirur ndaj tërmeteve. Në vitin 2016, një tërmet në një zonë më pak të populluar të vendit vrau më shumë se 600 njerëz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje