Politike

Zgjedhjet, Celibashi: Nuk ka asnjë rregullim ligjor për mediat online

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, duke folur për financimet në media në prag të procesit zgjedhor, tha se qëndron një ngërç i madh për mediat online pasi sipas tij nuk ka asnjë rregullim ligjor.

“Sot e dimë që media e shkruar e ka humbur atë rolin e vetë, rëndësinë e vetë, vazhdojnë mediat tradicionale, radio e TV të kenë rol të dorës së parë.

Por e dimë shumë mirë, që rrjetet sociale, mediat online kanë fituar terren në këtë fushë. Legjislacioni ynë nuk ka asnjë rregull që t’i imponohet sjelljes së këtyre mediave. Ndaj shpresoj që në kuadër të reformës së re elektorale të gjej trajtesën e vetë edhe ky aspekt. Edhe pse vetë në vetvete media online, rrjetet sociale, që janë një risi, nuk e kanë rregullimin që duhet të ketë, mendoj se kjo nuk i pengon partitë politike dhe Kuvendin e Shqipërisë të adresojë raportin mes partive politike, fushatave sociale dhe mediave sociale.

Lidhur me reklamat politike, eksperiencat e deritanishme kanë treguar se ka paqartësi në këtë mes. Kemi raste kur media të caktuara, justifikimin e tyre mbi një lloj ç ‘balancimi, në lidhje me reklamat politike, apo subjekteve elektorale, e kanë justifikuar, që ne kemi dhënë, por i kemi dhënë falas, s’mund ta bëjnë këtë për partitë politike, nuk lejohet nga ligji” tha Celibashi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë