Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në ditën e dytë të vizitës në shtetin fqinj.
Rama u shpreh optimist për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull mes dy vendeve. Rama përmendi edhe marrëveshjen për Detin, duke konfirmuar sërish se ka konsensus për t’ju drejtuar një pale të tretë, në këtë rast Hagës.
“Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve” u shpreh Rama.
Në vijim të vizitës së tij në Greqi, Kryeministri Edi Rama u prit në takim edhe nga Kryetari i Parlamentit grek, Konstantinos Tasoulas, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet që ekzistojnë mes vendeve, si dhe shprehën dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm.

Rama dhe Kryetari i Parlamentit Tasoulas vlerësuan rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi, si ura solide miqësie mes vendeve.
“Është kënaqësi e veçantë që jemi sot në Athinë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë, është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë pa dyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh, janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi” tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje