Gazeta Si – Vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në Kinë është e mundur brenda këtij viti, por ende nuk ka data.
Juri Ushakov, këshilltari diplomatik i Kremlinit, u tha gazetarëve. “Është diskutuar dhe mendoj se ka mundësi për një udhëtim në Pekin këtë vit”, tha Ushakov pasi udhëheqësi kinez Xi Jinping, duke vizituar Moskën, e ftoi Putinin në Kinë.
Xi është për një vizitë shtetërore në Moskë deri nesër (3 ditore). Ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që kur u rizgjodh për një mandat të tretë si kreu i shtetit.
Dje, presidenti kinez ka pasur një takim dhe darkë jozyrtare me Putinin, e cila u pasua me bisedime zyrtare sot.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar synon të furnizojë Ukrainën me municione antitank dhe kundër mjeteve ushtarake të blinduara që përmbajnë uranium të varfëruar.
Lajmi u zbulua të hënën nga baronesha Annabel Goldie, zëvendësministre e Mbrojtjes në qeverinë konservatore të Rishi Sunak, gjatë një seance të vogël në Dhomën jozgjedhore të Lordëve, e cila kaloi në heshtje në ishull, por që u trumbetua nga mediat ukrainase.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i krerëve rusë, duke nisur që nga presidenti Vladimir Putin.
“Ata po përpiqen ta luftojnë këtë konflikt jo vetëm në teori deri në ukrainasin e fundit, por edhe në praktikë: Perëndimi ka filluar të përdorë armë me elementë bërthamorë”, – tha ai.
Duke folur para shtypit pas bisedimeve me kolegun e tij kinez, XI Jinping, referenca ka të bëjë me deklaratat e mbërritura nga Londra, sipas të cilave Britania e Madhe mund të dërgonte municion me uranium të varfëruar në Kiev.
Ndërsa sipas ministrit rust ë Mbrojtjes, Sergei Shoigu, konfrontimi bërthamor është “vetëm disa hapa larg”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje