Ka ndodhur

Foto / Merr flakë makina ‘Benz’ para Prefekturës së Durrësit

Gazeta Si – Një mjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Durrësit mëngjesin e kësaj të enjteje.

Automjeti ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët, në rrugën përbri sheshit “Liria” ku ndodhet dhe qendra administrative e Durrësit.

Drejtuesi i mjetit ka zbritur menjëherë nga automjeti, ndërsa mbërritja e zjarrfikësve ka vënë në kontroll zjarrin.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, por dyshohet për ndonjë defekt teknik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë