Gazeta Si – Ndërsa Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të dërgojë predha të uraniumit të varfër në Ukrainë, duke shkaktuar zemërimin e Moskës, Princi William, Princi i Uellsit, u takua me përfaqësuesit e ushtrisë polake (dhe gjithashtu britanike) në Poloni, me zëvendëskryeministrin dhe ministrin polak të Mbrojtjes.
Së bashkiu me Mariusz Blaszczak, gjatë një vizite në bazën ushtarake të Varshavës, ai premtoi mbështetje të fortë për Ukrainën.
Dje princi në misionin e tij jashtë Mbretërisë së Bashkuar, kishte takuar refugjatë të vegjël ukrainas të mirëpritur nga Varshava.
Kështu, pas vizitës së papritur të babait të tij, Mbretit Charles, një muaj më parë në qendrën e stërvitjes në Mbretërinë e Bashkuar për forcat ukrainase, tashmë është William, Princi i Uellsit ai që vazhdon mesazhin e përsëritur fuqishëm që nga pushtimi i Ukrainës, nga Windsors kundër pushtimit rus.
Në prag të përvjetorit të pushtimit të Ukrainës, ndërsa presidenti amerikan takoi Zelensky në Kiev, Mbreti Charles III vizitoi forcat ukrainase në qendrën e trajnimit në Wiltshire, MB.
“Jeni të jashtëzakonshëm, nuk e di si ia dilni mbanë me të gjitha këto, jam plot admirim për ju”. Me veshje sportive, sovrani kishte bërë një vizitë të papritur në vendndodhjen sekrete në Wiltshire ku ndodhet qendra e stërvitjes.
Që në orën e parë pas sulmit rus në Kiev, Mbreti ishte deklaruar në mbështetje të të sulmuarve. Në emër të respektit për demokracinë, ai e quajti “sulm brutal”.
Ndërsa Mbretëresha Elizabeth, ishte e para që bëri një donacion të konsiderueshëm në favor të popullsisë ukrainase.
Një javë më parë, Mbreti kishte mirëpritur presidentin ukrainas Zelensky në Pallatin Buckingham. “Ne të gjithë jemi shumë të shqetësuar për ju dhe vendin tuaj”, – iu drejtua Mbreti Charles teksa mirëpriti Zelenskyn.
“Mbreti ishte një pilot i Forcave Ajrore”, – tha Zelensky, me admirim për kompetencën ushtarake të demonstruar nga Charles, ku kishte komentuar takimin e tij në Buckingham Palace. Duke shtuar: “Dhe në Ukrainë këto ditë çdo pilot është një mbret”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje