Politike

‘Mos regjistroni Alibeajn’/ KAS rrëzon Berishën, Kolegji e shqyrton më 27 mars

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet 14 majit, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar.

“Është shkelur besueshmëria e procesit zgjedhor nga të gjitha palët. Kërkojmë kundërshtimin e vendimit të KQZ, ku ka bërë regjistrimin e PD në zbatimit të vendimit tuja, po të paligjshëm dhe tejkalimit të çdo kompetence, ndryshimin, duke vendosur pezullimin e vendimit. Pavarësisht se vjen për të qeshur, se e dini dhe vetë që keni marrë një vendim koti. Argumenti se vendimi ishte menjëherë i zbatueshëm, për ne nuk qëndron”, tha përfaqësuesi ligjor i Berishës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i ligjori i PD-së së Alibeajt, tha se vendimi i KAS për regjistrimin e PD-së ishte detyrues dhe nuk mund të zhbëhet.

Ndërkohë më 27 mars do të zhvillohet në Kolegj Zgjedhor seanca për ankimimin që Sali Berisha ka bërë ndaj vendimit të KAS, i cili urdhërori KQZ që të regjistrojë PD-në e Alibeajt në zgjedhje.

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë këtë çështje përbëhet nga gjyqtarët Blerona Hasa (Relatore); Manjola Xhaxho, Emona Muҫi, Esmeralda Xhili,  Alma Kolgjoka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë