Ka ndodhur

Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, humb jetën drejtuesi

Gazeta Si – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e shoferit të një kamioni ka ndodhur në Rrugën e Kombit në Kukës.

Në vendin e quajtur Kolsh në “Rrugën e Kombit” është përmbysur një kamion i ngarkuar me dërrasa. Fatkeqësisht, drejtuesi i mjetit nuk i ka rezistuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Kamioni po vinte nga Tirana për në Kosovë dhe sipas informacioneve paraprake është përplasur me trafikndarësen. Aksidenti ka sjellë bllokimin e korsisë së autostradës Kolsh-Kukës Morinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë