Bota

Ukraina gati për kundërsulm në Bakhmut. Medvedev: Mos hapni Kutinë e Pandorës!

Gazeta Si – Trupat ukrainase, në mbrojtje prej muajsh, në qytetin Bakhmut do të kundërsulmojnë shpejt, pasi ofensiva e Rusisë duket se do të lëkundet, tha një komandant ushtarak lokal.

Por presidenti Volodymyr Zelenski ka paralajmëruar se pa një furnizim më të shpejtë të armëve lufta mund të zgjasë me vite.

Ushtria ukrainase tha herët të premten se 1,020 ushtarë rusë ishin vrarë në 24 orët e fundit, ndërsa ata filluan sulmet e pasuksesshme në qytetet Lyman, Avdiivka, Mariinka dhe Shakhtarske. Por objektivi i tyre kryesor ishte ende qyteti minerar Bakhmutit.

“Ukraina duhet të peshojë pasojat e përdorimit të predhave të uraniumit të varfëruar”, të furnizuara nga Perëndimi dhe të vendosë nëse dëshiron të “hapë kutinë e Pandorës”.

Paralajmërimi vjen nga zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, i cili tha këtë në një intervistë për mediat ruse dhe përdoruesit e VKontakte. sipas raporteve të agjencisë së lajmeve TASS.

“Unë mendoj se për momentin njerëzit që mbeten ende në shtetin e Ukrainës, duhet të mendojnë nëse duan të përdoren armë të tilla. Janë ata që po hapin kutinë e Pandorës. Janë ata që e bëjnë këtë, jo anasjelltas”, tha ai.

Më pas, Medvedev e përcaktoi si “të papërshtatshme të flitet për kohën e përfundimit të operacionit special, pasi ky vlerësim mund të jepej vetëm nga presidenti rus Vladimir Putin”.

Sipas aleatit të Putinit, në Ukrainë, forcat ruse mund të shtyjnë deri në Kiev dhe madje edhe në Lviv (qyteti perëndimor në kufi me Poloninë) nëse Moska e sheh të nevojshme.

“Asgjë nuk mund të përjashtohet”, tha Medvedev, cituar nga agjencia RIA Novosti. “Nëse duhet shkuar në Kiev, ose Lviv, atëherë duhet bërë për të hequr qafe këtë infeksion”, – u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë