Ka ndodhur

Plumba banesës së zyrtarit të OSHEE-së në Tiranë, dyshohet konflikt për pronat

Gazeta Si – Banesa e pabanuar e një zyrtari të OSHEE-së në Tiranë është qëlluar me tëpaktën 6 plumba nga persona të paidentifikuar, ku shkak dyshohet të jetë një konflikt për pronat.

Të shtënat me armë zjarri janë raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në Tiranë në zonën e Lundrës.

Sipas policisë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar drejt fasadës së katit të tretë të një banese. Nga ngjarja nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, pasi banesa është e pabanuar.

“Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ndaj banesës është qëlluar 6 herë. Banesa dyshohet se është në pronësi të D.B.,, zyrtar i OSHEE.

Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës private, në pjesën e papafingos, ku nuk kishte njeri pasi familja banon në katin e parë dhe të dytë.

Paraprakisht policia dyshon se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i hershëm për pronat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë