Gazeta Si – Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar makinën pa patent dhe mbante maskë e shkop metalik sit ë policisë.
Gjatë kontrollit rezultoi se drejtuesi i automjetit shtetasi A.H., banues në Babrru, drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pasi ajo i ishte hequr përfundimisht dhe drejtuesi i automejtit duhet të rifutej në kurs, për t’u ripajisur me leje drejtimi.
Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një maskë të zezë dhe një shkop metalik si ato të policisë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve te ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje