Gazeta Si – Elvira Vikhareva nuk e lë Rusinë e saj. Ajo është e vetëdijshme për rrezikun që ka në një “vend të udhëhequr nga vrasës dhe frikacakë”, por nuk ka ndërmend të frikësohet. Dhe ajo e thotë pa filtra në një postim shumë të gjatë: “Mos më varrosni para kohe. Vdekja nuk është absolutisht në planet e mia”.
Kështu nis shpërthimi i disidentes së helmuar muaj më parë me kripërat e metaleve të rënda dhe të cilat analizat e gjakut i kishin gjetur prani të dikromatit të kaliumit, një substancë shumë toksike dhe kancerogjene.
Një mesazh, ai i Vikharevas, në të cilin ajo shpjegon se ka heshtur për gjendjen e saj për shkak të “frikës së arsyeshme dhe të justifikuar për sigurinë e jetës sime dhe atyre që kam afër sot”.
Mes të tjerash, ajo u kërkon atyre që e duan të respektojnë zgjedhjet e saj: “Ju lutem, – shkruan ajo, – mos më bëni heroinë apo viktimë të regjimit. Unë si shumë të tjerë kam zgjedhur prej kohësh rrugën dhe ajo është e shtruar me mina”.
Politikania e opozitës u drejtohet drejtpërdrejt atyre që e kanë helmuar: “Mos shpresoni, nuk do të heq dorë nga pozicioni im, nuk do të fshihem në një cep duke pritur simpati dhe nuk do ta mbyll gojën”.
Megjithatë, ajo falënderon ata që kujdesen për të: “Jam e tronditur nga mbështetja dhe gatishmëria për të ndihmuar. Faleminderit të gjithëve”, dhe në të njëjtën kohë fton ata që janë disidentë të rezistojnë dhe të mos kenë frikë: “Duhet të harrojmë fraza toksike që shumë e përsërisin: “Nuk varet nga unë”.
Së fundi, e reja 32-vjeçare i bën një thirrje kujtdo që do të lexojë fjalët e saj: “Vendi qeveriset nga vrasës dhe frikacakë, tani e di më mirë se kushdo tjetër, nga dora e parë. Fuqia e tyre bazohet në despotizëm dhe frikë.Duhet të jemi të fortë përballë armikut”.
Dhimbje stomaku, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje në gjymtyrë, spazma muskulore, të fikët dhe rënie të flokëve.
Këto janë simptomat që e shtynë Elvira Vikharevan, një anëtare e opozitës politike të Putinit, të shkojë te mjeku shkurtin e kaluar.
Vendimi ishte i rëndë – helmim me kripëra të metaleve të rënda. Në rezultatet e disa prej analizave të gjakut të Vikharevas u gjetën gjurmë të dikromatit të kaliumit , një substancë kancerogjene dhe shumë toksike.
Me origjinë nga Irkutsk, Siberi, Vikhareva punoi për një kohë në TV dhe u diplomua në gazetari.
Në 2019 ajo doli në protestë kundër përjashtimit të dhjetëra kandidatëve nga zgjedhjet.
Edhe ajo pësoi të njëjtin fat në vitin 2022. Vikhareva synonte të kandidonte për këshillin e qytetit në rrethin e saj të Moskës, por një gjykatë e pengoi, duke përmendur parregullsi në dokumentet e saj të regjistrimit.
Një vit më parë, Vikhareva kishte tentuar të hynte në Dumën e Shtetit, por humbi në përballjen kundër prezantuesit televiziv dhe kandidatit të Rusisë së Bashkuar Timofey Bazhenov.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje