Ka ndodhur

Berat, 24-vjeçari i vjedh çantën vajzës së mitur. Policia publikon pamjet

Gazeta Si – Një 24-vjeçar ka rënë në pranga në Berat, pasi akuzohet se i ka marrë me forcë çantën një të miture.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dark”, është bërë i mundur arrestimi dhe ndalimi i shtetasit me iniciale S.K. 24 vjeç.

Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë ndonëse ishte veshur me të zeza dhe mbante kapuç në kokë. 24-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal pasi është dënuar 2 herë për vjedhje.

Nga pamjet filmike dhe provat e tjera të siguruara nga Policia, ka rezultuar se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje të mitur.

Çanta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë