Ka ndodhur

I dënuar me 25 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Gazeta Si – Një 43-vjeçar, Bledar Mneri, i dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasje, është ekstraduar nga Franca në Shqipëri.

Ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës për vrasjen me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2016, Bledar Mneri vrau me armë Vasil Bibën dhe e groposi në fshatin Priskë të Tiranës.

Motivi i kësaj vrasjeje ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha të pashlyera (borxhe).

Pas ekstradimit nga Franca, Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.

Mneri ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë