Drejtuesi i qarkut politik të Tiranës, njëherësh dhe kandidati i PS-së për një mandat të tretë bashkinë e kryeqytetit, Erion Veliaj shpalli listën me 66 kandidatët për anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranës.
Lista e këshilltarëve nuk shpalosi ndonjë risi, e as ndonjë përfaqësim të madh të komunitetit në Tiranë. Më shumë si një listë qokash partiake, ajo përbëhet nga zëvendësministra dhe ish-deputetë të PS-së apo të aleatëve socialistë.
Lista kryesohet nga Romina Kuko dhe Aldrin Dalipi, që edhe më parë kanë qenë pjesë e këtij këshilli. Emër i ri është i zëvendësministres Megi Fino, vajzës së ish-deputetit socialist Bashkim Fino. Nuk mungon as zv/ministri Besart Kadia. Sërish në këtë këshill do të jetë Eridian Salianji, Luan Bregasi dhe aktori i humorit Gaz Paja.
Ish-deputetja Reme Lala është përfshirë në listën e socialistëve. Ajo ka qenë e zgjedhur në legjislaturën e kaluar nën siglën e PDIU-së. Nuk mungon në listë as emri i ish-deputetit Halit Valteri që ka depozituar disa padi ndaj Ilir Metës në SPAK.
Në listë është edhe emri i Sonila Qatos, ish-ministres socialiste për Sipërmarrjen.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se synon që të marrin 40 vende në këshill, duke përbërë më shumë se 2/3 e “Parlamentit” të Tiranës.
“Nuk presim mesnatën për pazare, kemi qenë të përgatitur. Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë. Nuk e duam këshillat për të rrëzuar qeverinë, kjo është gafa më e rëndë, prandaj ne kemi një listë që mishëron bashkëpunimin si kurrë më parë me qeverinë. Një pjesë e zv.ministra do i kemi në këshill bashkiak dhe ky raport do të mishërohet me praninë e shumë zv, ministrave të re, Rovena Kuko, Besart Kadia. Një skuadër juristësh do jenë në Këshillin Bashkiak, do kemi edhe përfaqësues të biznesit që vijnë nga sipërmarrja. Do kemi për herë të parë përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, për të treguar që nuk është një qytet racist, që nuk i ndan në të ardhur dhe në vendali. Kemi listën me moshën më të re, është nën 35 vjeç”, tha Veliaj.
Ndërsa shtoi se do të mirëpres opozitën në këshill, edhe pse sipas tij, në disa raste është bërë pengesë për realizimin e projekteve të investimeve në Tiranë.
LISTA E KANDIDATEVE TE PARTISE SOCIALISTE PER KESHILLIN BASHKIAK TE TIRANES
- Romina Kuko
- Aldrin Dalipi
- Megi Fino
- Eridian Salianji
- Etleva Bajrami
- Endri Fuga
- Ledia Tota
- Plarent Ndreca
- Sonila Qato
- Luan Bregasi
- Arta Dollani
- Genc Hyska
- Joleza Koka
- Julian Hodaj
- Reme Lala
- Redi Jupi
- Blerina Doracaj
- Gaz Paja
- Silda Anagnosti
- Endri Hoxha
- Adelina Greca
- Hantin Bonati
- Vjollca Braho
- Glinxhet Madhi
- Katerina Marku
- Aldo Merkoçi
- Albina Nanaj
- Enio Civici
- Xhilda Kito
- Bes Kadia
- Maura Linadi
- Agim Kraja
- Grejsi Bixhi
- Halit Valteri
- Kamela Banushi
- Rezart Isufi
- Xheni Hatllari
- Alfred Muharremi
- Sara Shameti
- Sead Kazanxhiu
- Bora Minga
- Roy Bashaj
- Gresa Hoxha
- Tedi Deraj
- Elektra Kadriaj
- Tahir Batalli
- Rea Kalo
- Kejdi Jazenxhiu
- Sindi Tona
- Endrrit Fetahu
- Anxhela Bakiasi
- Hermes Kafenxhiu
- Fatbardha Sadikaj
- Savio Dosti
- Erisa Veliu
- Samuel Nazeri
- Romina Zaimi
- Albi Deliaj
- Helena Kace
- Qazim Fucija
- Kamelisa Selami
- Emanuel Dosti
- Olsa Ulqinaku
- Aldo Aga
- Arsiva Qefalia
- Irla Pirra
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje