Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për tu regjistruar ai në zgjedhje si kryetar i PD.
Përfaqësuesi i ‘Rithemelimi’t, Ledio Nuraj ka kërkuar pranimin e kërkesë padisë së Berishës, ndërsa përfaqësuesi i PD-së zyrtare, Indrit Sefa tha se nuk mund të bëhet pranimi i një kërkese të tillë pasi është ilegjitime.
Më herët Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar 2 herë Sali Berishën. Fillimisht duke mos pranuar apelimin që Berisha bëri ndaj vendimit të KQZ për të mos e regjistruar si kryetar të PD-së në zgjedhjet lokale. Vendimi i dytë për rrëzimin e Berishës u mor në 23 mars, kur KAS rrëzoi kërkesën e Berishës për të mos pranuar regjistrimin e PD-së me Alibeajn si kryetar.
Më 16 mars, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje lokale me Enkelejd Alibeajn si kryetar, ndërsa u vendos gjithashtu që deklarata e solemne, të dorëzohet nga ky i fundit si kryetar i komanduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje