Lajme

Video / Kokainë nga Ekuadori në Itali mes bananeve, arrestohen 3 shqiptarë

Gazeta Si – Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga Itali pas një operacioni të policisë, e cila sekuestroi një ngarkesë me kokainë e fshehur brenda një kontejneri me banane. Sasia e lëndës narkotike u kap në portin e Vado Ligures në Savona, raportojnë mediat italiane.

Kontejneri me banane ishte nisur nga Ekuadori. Pasi u shkarkua nga anija, kontejneri iu nënshtrua në kontrolli të plotë ku dhe u konstatua sasia prej 83 kilogramë kokainë.

Objekti u mbajt nën monitorim, deri kur aty u paraqitën 3 shqiptarë, të cilët u futën fshehurazi në port dhe kërkonin të merrnin ngarkesën e drogës.

Të tre u arrestuan në flagrancë. Ata janë të moshave 33, 28 dhe 23 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Në momentin e arrestimit, 3 shqiptarëve iu gjetën mjete për të hapur me forcë kontejnerin.

Kokaina do të kapte vlerën e 7 milionë eurove nëse do shitej me pakicë. Hetimet e autoriteteve italiane vazhdojnë për të identifikuar marrësit fundorë të ngarkesës me kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë