Politike

Emrat e opozitës për këshillin e Tiranës / Raporti Meta-Berisha i barabartë, por kreu i PL dominon listën fituese (aleancë fluide edhe me Dukën) 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, depozitoi në orët e vona të së hënës listën e këshilltarëve për këshillin bashkiak të Tiranës.

Së bashku me këtë depozitoi edhe kandidimin e Belind Këlliçit për kryetar bashkie për metropolin shqiptar në emër të këtij koalicioni. Lista sipas marrëveshjes kryesohet nga Ilir Alimehmeti, nga grupimi Berisha, të cilit i është premtuar se nëse opozita merr mazhorancën mund të jetë kreu i këshillit bashkiak të Tiranës, kjo nëse Meta është dakord. Pasi sipas listës së miratuar, Partia e Lirisë së Ilir Metës duket se do ta ketë nën kontroll Berishën, si edhe votat për të negociuar me socialistët në këshill.

“Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike”, do të deklaronte Berishën disa ditë më parë, duke iu referuar listës së kandidatëve të këshilltarëve në total në emër të koalicionit.

Ai pretendonte se ndarja ishte realizuar në bazën e peshës elektorale, jo vetëm për kryeqytetin, por edhe në të gjitha bashkitë. Në listën për Tiranën, nëse opozita  merr shumicën, që llogaritet në  33 nga 62 që ka këshilli, 14 në listë janë Partisë së Lirisë së Metës.

Nga një vëzhgim i hollësishëm rezulton se raporti mes Metës edhe Berishës në emra është 50 me 50 (përjashtuar aleatët), por ajo që bie në sy është se emrat e Metës dominojnë në listën fituese, duke u renditur në vendet e para

Pjesa tjetër i takon Berishës dhe partive të tjera të koalicionit. 

Janë të paktën 10 emra të PL-së që janë si të sigurt nga, pasi janë renditur në vendet fituese.  I dyti dhe i treti në listë janë Silva Caka dhe Endrit Braimllari. Të gjashtë dhe të shtatë janë Floida Kërpaçi dhe Tedi Blushi.

PL merr edhe vendin e 10 e 11 të koalicionit. Nuk dihet ende se sa vende i janë lënë Dules dhe Ndokës, por në listë figuron emri i Arben Tafajt që kohët e fundit ka qenë nënkryetar i Partisë Agrare Ambientaliste të Dukës.

Nuk dihet se pse Duka e ka përfshirë emrin e Tafajt në listën e një koalicioni që vetë nuk është pjesë. Por me gjasë si pjesë e paktit të pashkruar që PAA të mbështesë Këlliçin në Tiranë në shkëmbim të një vendi të sigurt në listën e Këshillit Bashkiak për Tiranën. Në kushte të tjera, pra nëse Tafaj do të dilte në listen e PAA-së gjasat që në Tiranë të fitonte një vend të sigurt do të ishin shumë të pakta. Ndërsa në listën e koalicionit, Arben Tafaj renditët i pesti.

1.    Ilir Alimehmeti-Grupi Berisha

2.    Silva Caka- PL

3.    Endrit Braimllari – PL

4.    Beti Njuma –Grupi Berisha

5.    Arben Tafaj – PAA

6.    Floida Kërpaçi- PL

7.    Tedi Blushi- PL

8.    Ilda Zhulali –Grupi Berisha

9.    Dorjan Teliti – Grupi Berisha

10.  Ana Azizaj – PL

11.  Artan Distafa – PL

12.  Albana Kepi- Grupi Berisha

13.  Jonathan Pano- Grupi Berisha

14.  Eriona Bixha PL

15.  Genci Gjokutaj PL

16.   Keida Kaceli- Grupi Berisha

17.   Fatjon Bathorja- Grupi Berisha

18.    Brunilda Paskali- PL

19.    Blerdi Liçaj –PL

20.    Endira Bushati- Grupi Berisha

21.    Julian Deda- Grupi Berisha

22.    Elona Dhima- PL

23.     Luçian Qafoku-PL

24.     Adriana Kalaja- Grupi Berisha

25.     Bledar Marku- Grupi Berisha

26.    Elona Guri- PL

27.     Ardian Elezi

28.     Festime Serjani

29.     Gentian Kaprata- Grupi Berisha

30.     Nasilda Shyti

31.     Artur Alstafa –PL

32.     Ajshe Isha

33.     Esmeralda Demiraj- PL

34.     Besmir Hoxha- PL

35.      Rudina Koro

36.      Redjon Zefi

37.    Valdete Dashi

38.    Besfort Dashi

39.     Besford Dorezi –PL

40.      Enkeleda Fejzo

41.     Emiljano Kapllani

42.    Brunilda Haxhiu –PL

43.      Xhoel Nonaj PL

44.      Dave Marku

45.     Endrit Memia

46.      Iva Çarçiu PL

47.     Enkelejd Doda PL

48.     Viola Vrana

49.      Nikolin Çali

50.     Elda Mustafa- PL

51.    Ermand Bajrami- PL

52.    Anisa Ibra

53.    Darius Vishkurti

54.    Brunilda Salaj- PL

55.    Adan Kaba- PL

56.     Eva Metaj

57.     Dorel Memoçi

58.     Anxhela Lami –PL

59.    Ergys Mollaymeri- PL

60.    Enkelejda Hajderasi

61.   Artemis Peca- PL

62.    Menada Bregu


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë