Në limitet e kohës të hënën në mesnatë edhe kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj depozitoi listën e kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës.
Ajo që bie në dy nga lista është se në pozicionet e para nuk rezulton ndonjë emër i lidhur ngushtësisht me partine por njerëz që vijnë nga bota akademike kryesisht dhe më pas renditje emrash kandidatësh në radhë që punojnë në privat.

Lista e Alibeajt drejtohet nga një emër i panjohur për strukturat e PD-së por e njohur ne fushën akademike, Enriketa Pandelejmoni e lindur në Tiranë pedagoge në Departamentin e Historisë në Universitetin e Tiranës.

Në vend të dyte pas saj renditet emri i sportistit Gentian Muça. Më tej emra që vijnë nga privati pa specifikuar se cfarë konkretisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje