Gazeta Si – Dy vëllezër kanë rënë në pranga në Krujë, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Policia thotë se shtetasit Sh.H., 39 vjeç dhe F.H., 32 vjeç, vëllezër, kishin përshtatur banesën e tyre për të kultivuar lëndë narkotike kanabis.
Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Qerekë, Krujë, në banesën e shtetasit Sh. H., u zbuluan 2 ambiente që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishin përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Gjatë kontrolleve në këto ambiente, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje