Politike

Dorëhiqet kryetari PS në Rubik, akuza Ndrec Dedës pas rikandidimit: Bën fushatë me njerëz me precedentë

Kreu i degës së PS në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen pas disa viteve në krye të këtij posti.

Sipas tij, shkak për këtë është bërë rikandidimi i Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Bashkinë Mirditë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tushaj përmes një postimi në Facebook, ku thotë se Deda shkon në Mirditë vetëm për zgjedhje dhe se bën fushatë me njerëz me precedentë penalë.

“Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kamë dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të partisë Socialiste të njësisë vendore Rubik.

Arsyeja e pare dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsyet e tjera janë:1 – zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm  kur ka fushate vjen me kohë të plotë. 2 – Nuk përfill strukturat e PS. 3 -Bën fushatë me njerëz me precedent penal

Bën emërime klienteliste pa marr parasysh fare partine. Prioritet kryesor që të jesh në administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg 4 Të kesh nivel të cunguar arsimor si Nreca. Kam dhe shumë arsye të tjera që do ti them në statuset tjera”, shkruan Pal Tushaj në faqen e tij Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë