Ka ndodhur

Qendër masazhi për prostitucion në Tiranë, katër vajza mes të arrestuarve

Gazeta Si – Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, 2 meshkuj dhe 4 femra, pasi ushtronin aktivitetin e prostitucionit në një qendër masazhi në Unazën e Re..

Policia thotë se arrestoi shtetasit Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Këta shtetas administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Tetë ditë më parë, 4 vajza të reja, njëra prej tyre administratore, u arrestuan në Tiranë, pasi e kishin kthyer qendrën e masazheve ku punonin në fole prostitucionit, pranë gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranën e Re.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë