Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ironizoi pamundësinë e PD-së zyrtare për të dalë me 61 kandidatë për bashkitë në zgjedhjet e 14 majit.
Për Enkelejd Alibeajn, Balla tha: “I rroftë vula, pasi nuk nxori dot kandidatë në 61 bashki’.
“Këta të paktën në një gjë janë bashkë, edhe Saliu edhe Enkelejdi, edhe kur bie shiu shumë e ka fajin Rama edhe kur nuk bie e ka fajin Rama. Kanë pas çështje me PS apo me njëri tjetrin, në gjykatë e kanë çuar këta njëri-tjetrin apo ne? Nuk e di ky hyn Rama, në këtë çështje, por jemi mësuar me këtë lloj retorike, që për çdo gjë edhe kur nuk merren vesh me njëri tjetrin”, vijoi ai.
Balla foli edhe për zgjedhjet në Tiranë.
“Në Tiranë çdo gjë flet me punën e përditshme e kryetarit në detyrë dhe kryetari që do rizgjidhet përsëri, Erion Veliaj. Tirana ka përjetuar, gjatë viteve të fundit, ka pasur një ndërprerje 2011-2015 kur duhej të binte në gjumë letargjik. Në vijim të atij transformimi që nisi Rama, dhe më pas nga 2015, Tirana është një metropol i Ballkanit. Tirana është një destinacion i rëndësishëm, ka mikëpritur evente të mëdha europiane. Mandati i tretë do ishte mandati i domosdoshëm i konsolidimit. Lajmi në 14 maj për Tiranën do ishte sa e thellë do ishte fitorja e Veliajt përballë ca kandidatëve që nuk ofrojnë asgjë për Tiranën. Në Tiranë, për fat të keq nuk ka garë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje