Ka ndodhur

Tentuan t’i shpëtonin policisë, aksidentohet automjeti me drogë në kufirin greko-shqiptar, pranga shoferit dhe pasagjeres

Një automjet ka tentuar që t’i largohet policisë greke në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Igumenicë, ku mjeti i ndaloi policëve, por më pas shtoi shpejtësinë. Mjeti është gjetur më pas i aksidentuar, i përplasur me trafikndarëset.

Brenda në mjet janë gjetur 2 çanta me 32 pako që përmbanin 32 kg marijuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe 400 euro dhe 3 celularë, ndërsa janë arrestuar shoferi dhe pasagjerja femër.

Kombësia e shoferit ende nuk dihet, ndërsa pasagjerja mësohet se është greke. Të arrestuarit kanë ardhur nga një zonë e Greqisë veriore për t’u ngarkuar me drogë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë