Gazeta Si – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, në një intervistë dhënë për agjencinë “Associated Press”, në një tren që e transportonte atë nga Sumy në Kiev, ftoi presidentin e Kinës, Xi Jinping, i lidhur prej kohësh me Rusinë, për të vizituar Ukrainën.
“Ne jemi gati ta shohim atë këtu”, i tha Zelenski, AP. “Dua të flas me të. Unë kam pasur kontakte me të para luftës në shkallë të gjerë. Por gjatë gjithë këtij viti, më shumë se një vit, nuk kam pasur asnjë kontakt”, shtoi ai.
Deklaratat e Zelenskit, në intervistën e AP pothuajse tërësisht në anglisht, vijnë pasi Xi Jinping vizitoi Moskën javën e kaluar dhe u takua me presidentin rus Vladimir Putin.
Gjatë bisedës së tij më AP, Zelenski dha në mesazh të qartë për aleatin më të ngushtë të Ukrainës në këtë luftë të përgjkshme.
“Shtetet e Bashkuara me të vërtetë e kuptojnë se nëse ata ndalojnë së ndihmuari Ukrainën, ne nuk do të fitojmë.”
Zelenski tha se ishte i shqetësuar se lufta mund të ndikohej nga një ndryshim i mundshëm i drejtimit të forcave politike në Uashington.
Udhëheqësi ukrainas është i vetëdijshëm se suksesi i vendit të tij ka qenë kryesisht për shkak të valëve të mbështetjes ushtarake ndërkombëtare, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore.
Por disa njerëz në Shtetet e Bashkuara, përfshirë ish-presidentin republikan Donald Trump, i cili kandidon për vitin 2024, kanë vënë në dyshim nëse Uashingtoni duhet të vazhdojë t’i japë Ukrainës miliarda dollarë ndihmë ushtarake.
Rivali i mundshëm republikan i Trump, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, sugjeroi gjithashtu se mbrojtja e Ukrainës në një “mosmarrëveshje territoriale” me Rusinë nuk është një prioritet i rëndësishëm i sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Pot më pas, ai e tërhoqi deklaratën, pasi u përball me kritika nga deputetë të tjerë republikanë.
Zelenski nuk përmendi Trumpin apo politikanë të tjerë republikanë, personazhe me të cilat ai mund të ketë të bëjë nëse fitojnë në zgjedhjet e 2024-ës në SHBA.
Ng ana tjetër, Zelenski nuk beson se Putini është gati të përdorë bombën bërthamore, pavarësisht provokimeve: “Nuk jam i sigurt se ai është gati ta bëjë këtë”.
Presidenti ukrainas beson se Putini është një “person i izoluar nga ana informative” që ka “humbur gjithçka” në vitin e fundit të luftës.
Sipas Zelenskit,, Putin “nuk ka aleatë” dhe është e qartë se edhe Kina nuk është më e gatshme të mbështesë Rusinë.
Zelenski sugjeroi se njoftimi i Putinit menjëherë pas vizitës së Xi-së se ai dëshironte të zhvendoste armët taktike bërthamore në Bjellorusi, më afër territorit të NATO-s, ishte bërë për të shmangur faktin se vizita e liderit kinez nuk do të shkonte mirë.
Sipas asaj që Zelenski i tha AP, kjo lëvizje e Putinit mund të synojë të tërheqë vëmendjen nga mungesa e garancive të marra nga Kina. “Çfarë do të thotë? Do të thotë se vizita nuk ishte e mirë për Rusinë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje