Deputetja Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend amendamentin për ndryshime në projektligjin ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’ që të përjashtohen nga tatim fitimi profesionet e lira dhe biznesi i vogël.
Tabaku kërkon që për individët tregtarë; të vetëpunësuarit, si dhe entitetet, me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% të aplikohet deri në fund të vitit 2029.
Sipas saj, qeveria parashikon t’u marrë 20 milionë euro thuajse 17 mijë profesionistëve të lirë duke diskriminuar të vetëpunësuarit, duke shkelur barazinë dhe ofruar pabarazinë.

“Shqipëria ka nevojë për një sistem taksash ku në qendër është individi dhe jo qokat e qeverisë.Tatimi socialist po gërryen edhe më shumë të ardhurat e shtresës së mesme”, shkruan Tabaku.
Më tej në Amendament ajo thekson se kjo “është një shumë insinjifikative që nuk i shërben aspak buxhetit të shtetit. Por, nga ana tjetër ka gjasa të përhapë informalitetin dhe të përkeqësojë edhe më shumë strukturën ekonomike të vendit tonë ndërkohë që përkeqëson politikën fiskale.
Për sa kohë që profesionistët e lirë janë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë dhe përbëjnë shtresën e mesme, për aq kohë dhe ne duhet të kujdesemi që barra fiskale të mos u bie atyre në mënyrë të padrejtë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje