Ka ndodhur

Kapen me armë zjarri dhe të ftohta, arrestohen babë e bir në Shijak

Gazeta Si – Babë e bir, kanë rënë në pranga në Shijak të Durrësit, pasi janë kapur me armë zjarri dhe të ftohta.

Arma e zjarrit u gjet në banesën e tyre, ndërsa armët e ftohta u zbuluan në automjetin me të cilin qarkullonte 210vjeçari.

Policia tha se në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjezga”, janë arrestuar në flagrancë babë e bir, konkretisht 52-vjeçari Gj.H., dhe 21-vjeçari A.H., banues në fshatin Pjezgë.

Armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë